• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: Gjashtë vjet nga përmbytjet katastrofale, kujtojmë solidaritetin dhe heroizmin e qytetarëve

Spasovski: Gjashtë vjet nga përmbytjet katastrofale, kujtojmë solidaritetin dhe heroizmin e qytetarëve
Shkup, 6 gusht 2022 (MIA) - Në ditën e sotme kanë kaluar gjashtë vjet nga përmbytjet katastrofale që goditën Stajkovcen, Smilkovcen, Hasanbegun dhe Haraçinën, gjatë të cilave humbën jetën 22 qytetarë tanë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale, njoftoi ministri i Ministrisë së Punëve Brendshme Oliver Spasovski në Fejsbuk. "Kujtojmë solidaritetin dhe heroizmin e qytetarëve nga i gjithë vendi, por nuk mund të mos kujtojmë arsyet që kanë sjellë deri te pasojat e tilla – mosinteresimi i pushtetit të atëhershëm për infrastrukturën moderne dhe sigurinë e qytetarëve", ka shkruar Spasovski. Me kënaqësi mund të them se, nënvizon ministri Spasovski, sot fotografia është ndryshe, kemi investuar shumë dhe përfitimet janë evidente për këto vende në Shkup – zyrë e hapur për parandalim, rrugë të asfaltuara, shtretër lumenjsh të pastër, rrjet i ri i ujësjellësit, kopsht të ri për fëmijë në fshatin Stajkovce. "Zhvillimi i balancuar rajonal dhe investimet në infrastrukturën lokale janë aksion për sigurinë e qytetarëve! Kurrë të mos harrohet dhe të mos e përsëritet një tragjedi e tillë!", ka shkruar Spasovski në Fejsbuk. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR