Spasovski: Gëzuar Krishtlindjet, paqe shpirtërore, shumë shëndet, lumturi, unitet për të gjithë qytetarët
- Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mori pjesë në liturgjinë e Peshkopit me rastin e festës së Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku në emër të Qeverisë dhe MPB-së të gjithë qytetarëve u dëshiron shëndet, lumturi dhe unitet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:37, 7 janar, 2024
Shkup, 7 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mori pjesë në liturgjinë e Peshkopit me rastin e festës së Lindjes së Krishtit - Krishtlindjet në Katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku në emër të Qeverisë dhe MPB-së të gjithë qytetarëve u dëshiron shëndet, lumturi dhe unitet.
"Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj Krishtlindjet, paqe shpirtërore, shumë shëndet, lumturi, unitet që është më i nevojshëm, ndërsa të gjithë qytetarëve ju uroj shëndet, lumturi dhe festim të përbashkët, së bashki ta ndërtojmë Maqedoninë me prosperitet dhe përparim për të gjithë" deklaroi Spasovski, pas shërbimit të kryepeshkopit z.z. Stefan.
Buka me monedhë për natën e Buzmit, është traditë në familje. - Monedha i ra nënës sime", tha shkurt Spasovski.
Foto: MPB