• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Fronti Kombëtar për Luftë Kundër Korrupsionit nuk është institucion i ri por mekanizëm për forcimin e sistemit

Spasovski: Fronti Kombëtar për Luftë Kundër Korrupsionit nuk është institucion i ri por mekanizëm për forcimin e sistemit

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Fronti Kombëtar për Luftë kundër Korrupsionit, nuk do të thotë formimin e një institucioni të ri, as një grup të institucioneve që do ta bëjnë këtë, por vendosjen e një mekanizmi për funksionimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë në të gjithë procesin e ndërmarrjes së aktiviteteve dhe eliminimit të mangësive në të gjitha segmentet, në MPB, në Prokurorinë Publike, në gjyqësor. Një përforcim i thjeshtë i sistemit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në ditarin e televizionit “Sitel”.

"Ja, ne për shembull, tani po bisedojmë për një projekt IPARD në të cilin punojmë ekskluzivisht për hetime financiare, dhe i kemi parë të gjitha mangësitë e sistemit tonë. Shumë veprime procedurale që ndërmerren në procedurën parahetimore dhe hetimore duhet të përshpejtohen, të shkurtohen. Duhet të jemi efikas. Dhe më e rëndësishmja është që institucionet për zbatimin e Ligjit të funksionojnë në të njëjtën procedurë", tha Spasovski.

 Ai nënvizoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk do të jetë efekase në sytë e opinionit nëse ata nuk e shohin rezultatin përfundimtar. Nëse nuk shohim ekzekutim të një aktgjykimi për çdo kriminel të caktuar nga gjykata dhe nëse ajo pasuri që e ka fituar në mënyrë kriminale, nuk do t'i konfiskohet dhe kthehet shtetit.

"Kudo që ka pengesa në rrugë nga një aspekt i tillë,  duhet të hiqen. Kjo është detyra jonë", theksoi Spasovski. 

Për rastet e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, për nipin e Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, Spasovski tha se MPB-ja vepron sipas çdo urdhri që do ta marrë nga PP-ja dhe se nuk ka seleksionim nëse bëhet fjalë për funksionar aktual, për ish-funksionar apo qytetar i thjeshtë.

"Ashtu që, edhe në këtë situatë kemi dhënë informacione se kemi vepruar rreth rasteve. Dhe sa herë që kërkohet nga MPB-ja për këdo të veprohet, të mblidhen dëshmi të dorëzohen në PP, këtë do ta bëjmë", theksoi Spasovski. 

Në pyetjen për pritjet rreth ndryshimeve kushtetuese, Spasovski theksoi se ky është momenti kyç politik jo vetëm për avancimin në proceset euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por në përgjithësi për të gjithë rajonin. ar/

 Foto: MPB

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR