• e premte, 08 nëntor 2024

Spasovski: Flesherë në automjete kanë pasur kryetarë komunash, ministra dhe drejtorë, por tani nuk ka

Spasovski: Flesherë në automjete kanë pasur kryetarë komunash, ministra dhe drejtorë, por tani nuk ka

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Flesherë të automjeteve kanë pasur kryetarë të komunave, ministra dhe drejtorë, por në të kaluarën, tani jo, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pajisje të tilla ka edhe në automjetet e anëtarëve të LSDM-së, siç ishte rasti me automjetin e djegur, të cilin mediumet e lidhin me zëvendës kryeministrin e parë, Artan Grubi.

"Nëse ka pasur në partitë politike? Ka pasur. Nëse ka pasur edhe në LSDM? Ka pasur një kohë. Megjithatë tani nuk guxojnë për shkak se e dinë se njëjtë do të reagojmë si edhe për secilin tjetër. Ashtu që, ka pasur edhe kryetarë komunash, edhe ministra, edhe drejtorë të cilët kanë pasur pajisje të tilla, për të cilat kanë paguar dënime", thotë Spasovski.

Ai para dy viteve e gjysëm ka dorëzuar edhe informatë të posaçme deri te Qeveria, me të cilën i ka informuar të gjithë ministrat se përveç atyre, të cilët janë me shoqërim policor në bazë të urdhërit, askush tjetër nuk guxon të përdor pajisje të tilla ndriçuese.

"E dini, nëse shihni në periudhën derisa unë jam në krye të policisë, do të gjeni padi penale për disa ministra për mosrespektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit. Me këtë e dërgojmë porosinë se nuk ka selektim. Duhet të gjithë t'i respektojmë ligjet", thotë Spasovski, duke shtuar se të gjithë pajtohen se shtetit i nevojitet rendi.

Ministri i Punëve të Brendshme shtoi edhe se duhet edhe të respektohen ligjet, si dhe të respektohet rendi, kur të merret termini për dokumentet për udhëtim dhe nëse policia konfirmon ndonjë shkelje, atëherë nuk duhet të kërkohet ndihmë, por të bartet përgjegjësi pa dallim se kush është, nëse është bartës i funksionit ose ndonjë njeri i rëndomtë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR