• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski- El-Rajsi: Nivel i lartë i marrëdhënieve bilataerale dhe miqësisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Spasovski- El-Rajsi: Nivel i lartë i marrëdhënieve bilataerale dhe miqësisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski realizoi takim bilateral me gjeneral majorin në MPB të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ahmed Naser El Rajsi.

Takimi bilateral në cilësinë e gjeneral majorit në MPB të EBA doli nga pjesëmarrja dhe hapja e El-Rajsi të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it e cila u mbajt në harkun kohor nga data 08 deri 10 maj në Ohër, në të cilën El-Rajsi mori pjesë në cilësinë e kryetarit të INTERPOL-it.

Gjeneral major Ahmed Naser El-Rajsi drejtoi urime ministrit Spasovski, udhëheqësisë së MPB-së dhe Këshillit organizativ të përfshirë në organizimin e Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it duke u falenderuar për organizimin e shkëlqyeshëm të të gjithë nëpunësve policorë të përfshirë, por edhe për mundësinë 140 delegatë të INTERPOL-it nga 53 vende të takohen pikërsiht në këtë vend të shkëlqyeshëm si Republika e Maqedonisës së Veriut, vend i cili është i begatshëm me bukuritë e tij natyrore, poashtu edhe me njerëz mikpritës. 

El-Rajsi shprehu falenderimin e tij për përkrahjen nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e tij për kryetar të INTERPOL-it në vitin 2021, për mandatin katër vjeçar në organizatën më të madhe ndërkombëtare policore, në të njëjtën kohë duke e theksuar gatishmërinë e tij personale të ndihmojë me gjithçka që është në kompetenca të tij. Poashtu ai tha se do të dorëzojë iniciativë për më shumë lloje të bashkëpunimit.

"Të dy bashkëbiseduesit së bashku theksuan se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe i karakterizojnë shkallë e lartë e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, por edhe prezenca e potencialit të madh për përparimin e mëtutjeshëm dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Ndër të tjerave, u theksua se akcenti i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve është vënë në përparimin e bashkëpunimit ekonomik, posaçërisht, në tërheqjen e investimeve arabe në vendin tonë", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Ministri Spasovski shprehu gatishmëri dhe drejtoi ftesë për takim me gjeneral brigade Saif Bin Zajed AL-Nahjan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të EBA-ve dhe për realizimin e një vizitë kthyese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si nxitje për përparimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe për përforcimin e dialogut politik.

Të dy palët shprehën gatishmëri për finalizimin e procedurave për harmonizimin e teksteve për Memorandumin për pranimin e përbashkët të patentë shoferëve dhe për Memorandumin për bashkëpunim të sigurisë dhe luftë kundër terrorizmit, ndërmjet EBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të takimit të sotëm të ministrit Spasovski dhe gjeneral majorit në MPB të EBA-ve, Ahmed Naser El-Rajsi i vizituan zyrat e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë BSP të MPB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të cilën janë të integruar INTERPOL-i, EVROPOL-i, SEKI,  si dhe oficerë të huaj, përkatësisht përmes Byrosë Nacionale Qendrore të INTERPOL-it Abu Dabi, përmes të cilave realizohet bashkëpunimi operativ me Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Së bashku u shpreh pajtueshëmëria se me përkushtim të madh po vazhdohet në thellimin e bashkëpunimit dhe vizionit të organizatës së INTERPOL-it që çdo vend të ndihet i veti në vendin e vet, si dhe transparenca e të dy ministrive të punëve të brendshme", nënvizohet në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografitë: MPB
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR