• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: E drejta e vetëvendosjes është e drejta më e fortë, askush në vend nuk mund të sulmojë tjetrin për asnjë arsye

Spasovski: E drejta e vetëvendosjes është e drejta më e fortë, askush në vend nuk mund të sulmojë tjetrin për asnjë arsye

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Nuk mundet 30 vjet të jetoni në një shtet në të cilin askush nuk ju ka thënë asnjë fjalë dhe tani përnjëherë këtë të mos e vlerësoni dhe shtetin ta shfaqni si shtet i cili nuk i respekton të drejtat, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke shtuar se e drejta e vetëvendosjes është e drejta më e fortë.

Ai absurde i vlerësoi akuzat e Hristian Pendikovit se në Ohër ishte sulmuar fizikisht për shkak të përkatësisë së tij nacionale bullgare dhe se bullgarët mund të pushkatohen, ndërsa policia të mos bëjë asgjë.

Ai porositi se shteti është këtu për çdo qytetar pa dallim të origjinës së tij etnike dhe se do të jetë në mbrojtjen e tyre.

As unë, e as institucioni me të cilin udhëheq, theksoi ministri, nuk do të lejojmë askush të na shkelë atë të drejtë të vetëvendosjes dhe t'i ofendojë qytetarët tanë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR