• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: E dënoj arrestimin për kishën në Gallate, institucionet përmes dialogut të gjejnë zgjidhje

Spasovski: E dënoj arrestimin për kishën në Gallate, institucionet përmes dialogut të gjejnë zgjidhje

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski lidhur me rastin me kishën në Gallate sot deklaroi se "është e padrejtë dhe se e dënon arrestimin e cilitdo në një rast të tillë". Sigurisht që nuk duhet përdorur një sjellje e tillë kur bëhet fjalë për objektet fetare, tha Spasovski, duke theksuar se institucionet duhet përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje adekuate. 

"Maqedonisë nuk i nevojiten incidentet, veçanërisht jo në pjesën e marrëdhënieve ndëretnike, absolutisht nuk guxojmë të luajmë me të drejtën e fesë. Gjithçka që duhet të zgjidhet, duhet të jetë mes institucioneve të sistemit, nëse është ajo KOM, BFI, Kisha katolike, autoritetet lokale dhe autoritetet qendrore. Përmes dialogut duhet të vijë deri te zgjidhja", tha Spasovski. 

Ai shtoi se "nuk dëshiron të flasë se si dhe në cilën mënyrë sillet policia dhe çfarë është ajo që është duke e bërë, por i përmendi, siç tha, ngjarjet në aeroportit në Shkup, në vendkalimin kufitar Bllacë, ajo që po ndodhë në Gallate dhe një sërë shembujsh tjerë".

"Nuk ka justifikim për llojin e strukturave aktuale apo të mëparshme. Nuk mundet që në policinë e Maqedonisë të ketë struktura aktuale dhe të mëparshme, ajo duhet t'u shërbejë qytetarëve", shtoi Spasovski, i cili është ish ministër i Punëve të Brendshme. qa/bsh/ 

ФОТО: СДСМ 

QËNDRONI TË LIDHUR