• e premte, 27 dhjetor 2024

Spasovski: Duhet të jemi krenarë që jemi pjesë e familjes së aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të sigurisërisë

Spasovski: Duhet të jemi krenarë që jemi pjesë e familjes së aleancës më të fuqishme politike  dhe ushtarake të sigurisërisë
Shkup, 11 shkurt 2023 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut nga konsumatore u bë garantuese dhe eksportuese e sigurisë. Është e madhe ajo kthesë. Ajo e arritur është dinjitoze për mundin e të gjitha gjeneratave të mëparshme të qytetarëve të vedit tonë të cilët sinqerisht u sendërtuan në atë proces. Ajo është e arritur e vlefshme për të gjitha gjeneratat e ardhshme dhe kjo është investimi ynë për të ardhmen e vendit tonë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
 
"Për ne është shumë me rëndësi anëtarësimi në Aleancën e NATO-s. Jam me fat që shumë shpejtë erdhi momenti kur dp ta shohim rëndësinë e anëtarësimit në NATO, sepse kur u bëmë anëtare disi si imagjinare e shihnim atë. Efekte ndaj sigurisë kanë agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, gjithsesi në rajon të gjithë ngjarjet të cilat janë të nxitura nga marrëdhëniet politike etj., të cilat mund të jenë indikacion serioz për çrregullim të sigurisë, ndërsa mund të ndikojnë edhe ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut", kumtoi Spasovski.
 
Tre vite nga ratifikimi në Kuvendin e shtetit të Protokollit për anëtarësim të maqedonisë së veriut në NATO, shkroi në Fejsbuk Spasovski, duhet të jemi krenarë që jemi pjesë e fmailjes së aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të sigurisë, që paraqet sinonim edhe për vlerat më të larta demokratike. ab/
 

QËNDRONI TË LIDHUR