• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Spasovski: Dita e alfabetit të gjuhës shqipe është një festë me rëndësi të madhe për shqiptarët, dëshmi se gjuha dhe shkrimi janë urë lidhëse për komunitetet

Spasovski: Dita e alfabetit të gjuhës shqipe është një festë me rëndësi të madhe për shqiptarët, dëshmi se gjuha dhe shkrimi janë urë lidhëse për komunitetet

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Shkrimi shqip bëhet pjesë e shkrimeve evropiane të barabarta, të formuara në mënyrë moderne dhe pjesë e trashëgimisë kulturore të larmishme botërore. Të bashkuar në diversitet, vazhdojmë rrugën e integrimit tonë në Bashkimin Evropian, ka shkruar sot në profilin e tij në Fejsbuk ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me rastin e festës së alfabetit të gjuhës shqipe - 22 Nëntori.

Spasovski thekson se dita e alfabetit të gjuhës shqipe është një festë që ka rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, si dëshmi se gjuha dhe shkrimi janë urë lidhëse me komunitetet, traditat, kulturat dhe trashëgiminë shpirtërore të tjera.

"Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme t'ju uroj Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një festë me rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, si dëshmi se gjuha dhe shkrimi janë urë lidhëse me komunitetet tjera, traditat, kulturat dhe trashëgimitë shpirtërore. Më 22 nëntor 1908 në Manastir përfundoi mbledhja e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, figurave të shquara shqiptare të jetës kulturore e politike, të cilët njëzëri pranuan vendimin për alfabetin e njësuar të shqipes", thekson Spasovski.

Ai shton se shkrimi shqip po bëhet pjesë e shkrimeve të barabarta, moderne evropiane. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR