• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Spasovski dhe Paskal nga Uashingtoni: Së bashku do të kemi sukses në regjimin pa viza

Spasovski dhe Paskal nga Uashingtoni: Së bashku do të kemi sukses në regjimin pa viza

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Uashington të SHBA-së, realizoi i takim me Bob Paskal, zëvendës ndihmës i parë i Sekretarit për Çështje Ndërkombëtare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, kumtuan sot nga MPB-ja.

Duke theksuar se takimi është simbol i partneritetit dhe bashkëpunimit të përforcuar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e sigurisë së brendshme, Spasovski falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën që marrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Departamenti juaj, nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, veçanërisht nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Asistencës së Trajnimit për Hetime Kriminalistike ICITAP.

"Angazhimi ynë për forcimin e sigurisë së brendshme është thelbësor për të mbrojtur qytetarët tanë dhe për të ruajtur vlerat demokratike." Në këtë drejtim, zbatimi i trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit dhe operacionet e përbashkëta, në formën e një Memorandumi të Bashkëpunimit, do të ishte i një rëndësie të madhe, për të kontribuar ndjeshëm në përballjen me krimin transnacional, terrorizmin, kërcënimet kibernetike dhe sfidat tjera  moderne të sigurisë", tha ministri Spasovski, duke shtuar se ekspertiza, resurset dhe përvojat e investuara nga SHBA-të janë me vlerë të jashtëzakonshme në përmirësimin e aftësive të organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe në përgjithësi në bashkëpunimin mes dy vendeve, për të cilën  ne zotohemi  ta mbindërtojmë në të ardhmen.

Zëvendës-ndihmës Sekretari i parë për Çështje ndërkombëtare, Bob Paskal, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  i vlerësojnë partneritetet me vendet e treta, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Të gjitha përpjekjet tuaja si vend, mund të themi se është në 10 vendet më të mira që bashkëpunojnë me SHBA-të  në luftën kundër terrorizmit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë, është e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, tha Paskal.

Dy bashkëbiseduesit, Spasovski dhe Paskal, kanë biseduar edhe për Programin e SHBA-ve për regjimin pa viza, si dhe për gjendjen aktuale në fushën e migrimit ilegal dhe sigurisë kufitare, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për regjimin pa viza.

Njëherit, përfundimi i bisedimeve ishte se gjithçka duhet bërë bashkërisht që qytetarët e mirë të udhëtojnëpa pengesa, ndërsa të tjerët ta kenë të vështirë dhe të pamundur. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR