• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski dhe O'Brajan nga Uashingtoni: Periudha në vijim është e rëndësishme se në cilin drejtim do të shkojë Republika e Maqedonisë së Veriut

Spasovski dhe O'Brajan nga Uashingtoni: Periudha në vijim është e rëndësishme se në cilin drejtim do të shkojë Republika e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u diskutua për disa tema, duke përfshirë mbështetjen e SHBA-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin në përgjithësi, progresin në luftën kundër korrupsionit, si dhe listën e sanksioneve amerikane.

“Nëpërmjet programeve të trajnimit, operacioneve të përbashkëta, modernizimit të njësive të MPB-së, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në respektimin e shtetit ligjor dhe veçanërisht në mbrojtjen e qytetarëve tanë nga efektet e dëmshme të korrupsionit. Është e domosdoshme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme të luftojnë kundër korrupsionit, që të ndershmit të fitojnë kundër të korruptuarve. “Suksesi në atë luftë është i mundur vetëm me institucione që veprojnë me integritet, profesionalisht dhe jo selektivisht, veçanërisht në fushën e drejtësisë”, tha Spasovski. Njëherit, ai ndau statistika për rezultatet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër korrupsionit.

“Nga këndvështrimi i MPB-së, mund të them se vetëm në vitin 2023 janë konstatuar mbi 64 keqpërdorime korruptive, janë zbuluar 121 vepra penale, me gjithsej 178 autorë, është shkaktuar dëm material mbi 350 milionë denarë. Funksioni zbulues  i policisë në vitin 2021 është rritur me 50%. Njëkohësisht, dua të theksoj se nga koha kur unë udhëheq me  MPB-në, DGKOS ka ngritur gjithsej 44 kallëzime penale kundër 170 personave fizik  dhe 2 personave juridik për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave “ në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2023, ka njoftuar Spasovski O’Brajan, duke u falënderuar për përpjekjet dhe angazhimet  e tij në këtë pjesë.

Ministri, Spasovski theksoi se të gjitha direktivat dhe personat e vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së do të vendosen në kornizë ligjore në mënyrë që të mos kenë mundësi të marrin pjesë në prokurimet publike, të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të jenë kandidatë për funksione publike.

Me këtë rast, Spasovski e njoftoi O'Brajan  për organin ndërministror për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, si dhe për propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat kufizuese.

“Me kënaqësi të madhe dua t'ju informoj se një instrument tjetër i rëndësishëm për zbatimin me sukses të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është propozimi për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për masat kufizuese, i cili do të specifikojë pjesë e procedurës për miratimin e masave kufizuese për aktet ligjore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në zbatimin e masave të këtij ligji, Ministria e Punëve të Brendshme do t'i shfrytëzojë kanalet për bashkëpunim ndërkombëtar, në radhë të parë Interpol, Europol, SELEK etj., përmes të cilave do të mundësojë rrjedhën pa probleme të informacionit të nevojshëm në drejtim të mëtejshëm në sigurimin e provave dhe zbatimin e kompetencave të saj sipas Ligjit për procedurë penale dhe Kodit penal”, nënvizoi Spasovski.

Ndihmës-sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Xhejms O'Brajan, theksoi se këto janë hapa shumë të rëndësishëm që MPB-ja dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndërmarrin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim, dy bashkëbiseduesit,  Spasovski dhe O'Brajan u pajtuan se rruga evropiane nuk ka alternativë dhe se periudha në vijim është vendimtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në aspektin e Qeverisë teknike dhe zgjedhjeve, sfidat që vijnë  janë shumë të rëndësishme për drejtimin në të cilin lëviz shteti.mb/

QËNDRONI TË LIDHUR