Spasovski dhe Gashiq në Beograd nënshkruan Memorandumin për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror
- Ministri Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, si pjesë e delegacionit qeveritar, së bashku me homolugun e tij, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për masat për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët kufitar.
- Post By Besnik Shuki
- 14:18, 31 mars, 2023
Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Ministri Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, si pjesë e delegacionit qeveritar, së bashku me homolugun e tij, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për masat për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët kufitar.
Memorandumi, siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror, posaçërisht përmes Pikëkalimit Kufitar Tabanoc-Preshevë, për zvogëlimin e turmës në pikëkalimin kufitar gjatë sezomit turistik, e që është në interes të qytetarëve e të dy vendeve si dhe të gjithë atyre që i shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisës së Veriut dhe Republikës së Serbisë.
Ministrat Spasovski dhe Gashiq gjatë takimit bilateral e theksuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore e të dy vendeve, të cilët në mënyrë intensive e përcjellin edhe bashkëpunimin ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe Serbisë, kurse nënshkrimi i Memorandumit paraqet kapitull të ri në bashkëpunimin rajonal dhe lidhjen të kombeve tona mike. bsh/
Foto: Qeveria