• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Derisa drejtoj me MPB-në nuk ka shanse që të hiqet asnjë e drejtë e fituar deri më tani

Spasovski: Derisa drejtoj me MPB-në nuk ka shanse që të hiqet asnjë e drejtë e fituar deri më tani

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Derisa unë jam në krye të MPB-së nuk ka gjasa që dikush të heqë ndonjë të drejtë të fituar deri më tani!, është porosia e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përmes profilit të tij në Fejsbuk.

"Edhe një e pavërtetë tjetër po plasohet në opinion. Më vjen keq që këtë po e plasojnë individë të sindikatave të caktuara të MPB-së, se kinse do të hiqet stazhi i beneficuar për nëpunësit policor, se kinse do të hiqen volitshmëritë për pension dhe të shfrytëzohen dhjetë vitet më të volitshme dhe se do të shfuqizohen pesë kompensimet që do t'i marrin nëpunësit policor", shkruan Spasovski në postim.

Foto: Fejsbuku i Oliver Spasovskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR