• e diel, 06 tetor 2024

Spasovski: Departamenti i Njësive të Aviacionit edhe një herë demonstroi konceptin e policisë së pajisur – qytetarë të sigurt

Spasovski: Departamenti i Njësive të Aviacionit edhe një herë demonstroi konceptin e policisë së pajisur – qytetarë të sigurt

 Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Nga fundi i gushtit e deri më sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit në MPB edhe një herë në vepër e demonstroi konceptin e policisë së pajisur – qytetarë të sigurt. I uroj kolegët që gjithmonë jnaë këtu dhe të gatshëm për shuarjen e zjarreve, shkruan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një postim në Fejsbuk.

 "Falë suksesit të pjesëtarëve të Njësisë së Helikopterëve për Destinime Policore dhe Njësisë së Helikopterëve për destinime të veçanta pranë Departamentit të Njësive të Aviacionit (DNJA), të cilët kanë vepruar në shuarjen e zjarreve në mbarë shtetin - në rajonin e Osinçanit, Komuna e Studeniçanit, fshati Dolgaec, Komuna e Dollnenit, fshati Belakoc, Komuna e Kumanovës, i cili është përhapur në dy pjesë dhe në drejtim të fshatit Strezovcë të Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, fshati Koshinë, Komuna e Dollnenit, fshati Rugjencë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, fshati Piperevë, rajo ni i Shtipit, fshatrat Buçinc dhe Ajvatovc, në territorin e Komunës së Ilindenit, të njëjtat janë vënë nën kontroll.

 Gjatë shuarjes së zjarreve janë përdorur helikopterët e MPB-së (Mi171 dhe Bell412, Bell212) të cilët kanë hedhur me saktësi rreth 333 tonë ujë në pikat më kritike, si dhe me ndihmën e zjarrfikësve vendas, me çfarë zjarret janë shuar, qëndron në njoftim.

Spasovski thekson se që kur është në krye të MPB-së, Njësia e Helikopterëve ka shënuar përparim të vazhdueshëm në disa segmente, jo vetëm në aspektin e nevojave materiale dhe teknike siç është objekti i rinovuar i Njësisë, rampë për desantim të ekipeve nga ajri,  rezervuar për shuarjen e zjarreve, por edhe me pajisje personale të të punësuarve me uniforma fluturimi dhe pajisje fluturuese speciale, si dhe uniforma për personelin për mirëmbajtje teknike. 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR