• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Bashkëpunimi i mirë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së është çelësi për sukses në rajon

Spasovski: Bashkëpunimi i mirë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e BE-së është çelësi për sukses në rajon

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka pasur fjalim të tij në "Konferencën e tretë në kuadër të Dialogut migrues të Sarajevës në kuadër të sesionit ministror me temë “Përparimi i Deklaratës nga Shkupi për menaxhim të qëndrueshëm me migracionin në Ballkanin Perëndimor”, nën organizim të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM). 

Ai përmendi se tri angazhimet nga Deklarata e Shkupit sollën miratimin e Planit aksional për menaxhim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

"Menaxhimi efektiv me kufijtë dhe parandalimi i kontrabandës me emigrantë përgjatë 'Rrugës së Ballkanit Perëndimor' është njëri nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kontrabanda e emigrantëve edhe vitin e kaluar ishte kërcënim aktual për shkak të presionit i cili është i pranishëm në kufijtë nga kalimet ilegale nga ana e personave nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Lidhshmëria ndërmjet rrugës nga Lindja e Mesme dhe Ballkanit Perëndimor është një rrugë me rrezik të lartë, për arsye se Turqia dhe Greqia ende numërojnë një numër të madh të emigrantëve në territoret e tyre”, tha ministri Spasovski.

Ai shtoi se me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit me vendet e BE-së, posaçërisht me vendet e rajonit në shpërbërjen e grupeve kriminale të organizuara me karakter ndërkombëtar, MPB merr pjesë në Grupin e punës për Ballkanin Perëndimor, në disa dosje analitike të punës të Europolit, si edhe në grup special të punës për shpartallimin e kontrabandës me emigrantë në Interpol. Theksoi se këtë vit Njësiti nacional është lider së bashku me Spanjën në aktivitete operativ për asgjësimin e kontrabandës me shtetas nga Kuba dhe India, kurse mori pjesë edhe më Plane aksionale operative të EMPAKT-it për vitin 2022 dhe 2023 për kontrabandë me emigrantë.

Duke folur për “Punën drejt qasjes holistike për menaxhim me kthimin”, Spasovski potencoi se mekanizmat për kthim të qëndrueshëm dhe riintegrimin e personave në vendet e tyre të prejardhjes janë aspekte të rëndësishme në menaxhimin me migracionin dhe në të njëjtën kohë fusha me sfida serioze, posaçërisht për shkak të pamundësisë një pjesë e emigrantëve ilegal në mënyrë efikase të mund të kthehen në vendet e tyre të prejardhjes.

“Mungesa e marrëveshjes për riatdhesim e nënshkruar me vendet relevante të prejardhjes, si dhe pamundësia të vërtetohet identiteti i tyre në rrugë zyrtare të kryhen kontrollime adekuate me shërbimet kompetente në vendet e tyre amë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohemi", ka thënë Spasovski. Prej këtum sipas tij, paraqitet nevoja për identifikimin e emigrantëve ilegal si hapi i parë më i rëndësishëm në procesin e kthimit në bazë të profileve të emigrantëve ilegal të cilën hynë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara, vende prioritete të prejardhjes në kontekst të kthimit për autoritetet në vend janë Bangladeshi dhe Pakistani. Në lidhje me ngritjen e vetëdijes për kthim me vullnet si mënyrë humane, efektive dhe e qëndrueshme të emigrantëve ilegal, Spasovski shprehu bindjen se zhvillimi i kapaciteteve për kthim dhe riintegrim vullnetar të asistuar munden në masë të madhe të rrisin shkallën e kthimit.

“Nga ky aspekt, MPB edhe më tutje do të përpiqet për zhvillimin e kapaciteteve për kthim dhe riintegrim vullnetar të asistuar por do të bëjë edhe përpjekje për përforcimin e kapaciteteve nacionale për përgatitjen dhe zbatimin e kthimit të detyruar i cili nuk guxon të përjashtohet si mekanizëm i mbrojtjes për emigrantët ilegal”, tha ministri Spasovski.

Ministri e theksoi faktin se bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt, koordinimi dhe shkëmbimi i eksperiencave me kolegët tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve relevantë të BE-së si dhe organizata tjera partnere në lidhje me kthimin dhe riintegrimin janë të rëndësisë së madhe dhe çelës i suksesit për tërë rajonin.

“Për këtë arsye, dëshiroj edhe një herë të konfirmoj këto angazhime dhe të ftoj në intensifikimin e tyre për arsye se kjo është rruga e drejt përpara. Përkrahja e madhe e cila na ofrohet duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale dhe ta kthejmë në diçka reale dhe të prekshme. Besoj se Plani aksional është indikator i shkëlqyeshëm dhe fillim për këtë. Ne si Ministri e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mirëpresim dhe e përkrahim miratimin e Planit aksionar për menaxhim të qëndrueshëm me kufijtë dhe avokojmë për përparim në të ardhmen”, theksoi ministri Spasovski.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR