• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski: Alarmet e rreme për bomba janë pjesë e luftës hibride, është e pamundur të zbulohen dërguesit nëse kërcënimet dërgohen përmes Vi-Pi-En

Spasovski: Alarmet e rreme për bomba janë pjesë e luftës hibride, është e pamundur të zbulohen dërguesit nëse kërcënimet dërgohen përmes Vi-Pi-En

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Njoftimet e rrejshme për bomba në shkollat ​​e Shkupit janë pjesë e luftës hibride që po vazhdon, të cilat jo rastësisht janë rishfaqur kur po afrohet një ngjarje me rrezikshmëri të lartë, deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

"Mendoj se është zgjedhur momenti kur kemi një situatë në të cilën kemi rrezik të lartë për organizimin e ngjarjeve, theksoi Spasovski në paraqitjen e tij në emisionin "10 minuta" në TV21.

Ai ka konfirmuar se sot janë kërcënuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese në tetë shkolla të mesme dhe një shkollë fillore në territorin e Shkupit.

“Të gjitha kontrollet janë kryer, alarmet janë të rreme, por shkaktojnë ankth të rëndë”, shtoi Spasovski.

Ai theksoi se për kërcënimet po hetohet, por për të përfunduar dhe marrë masa duhet të ketë fakte dhe prova, duke shtuar se dërguesit mund të zbulohen lehtësisht nëse raportet dërgohen nga adresat elektronike në vend, por që paraqet problem nëse kjo bëhet përmes Vi-Pi-En.

“Përmes Vi-Pi-En është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur të zbulohet se nga vijnë raportimet e rreme për bomba”, shtoi Spasovski.

Ai theksoi se në zbatimin e hetimeve për alarmet, MPB kërkon ndihmën e të gjitha institucioneve dhe të gjithë partnerëve dhe shërbimeve partnere si Interpoli, Europoli dhe vendet anëtare të NATO-s. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR