• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Aksioni “Qytet i sigurt” nuk do të ndalet

Spasovski: Aksioni “Qytet i sigurt” nuk do të ndalet

Shkup, 17 shkurt 2023 (MIA) - Vijon aksioni “Qytet i sigurt” që siç thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, po tregon rezultate edhe më të mira në kuptim të ballafaqimit me të gjitha sfidat që i kemi në planin e sigurisë dhe nga aksioni "Verë e sigurt".

"Dua të drejtoj një porosi të qartë se ky aksion 'Qytet i sigurt' nuk do të ndalet. Këtë po e them sepse po përhapen spekulime dhe të pavërteta, para së gjithash nga grupe kriminale të cilëve nuk ju konvenon një aksion i tillë operativ dhe do të duhet sot t'i zhgënjej ata, ndërsa për kënaqësinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të theksoj se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim që të arrijmë maksimalisht qëllimin si që janë paqja, siguria dhe stabiliteti për secilin qytetar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut", publikoi në Fejsbuk, numri një i policisë Spasovski.

QËNDRONI TË LIDHUR