• e enjte, 26 dhjetor 2024

Spasovski: Çdo ndihmë dhe ekspertizë e KB-së në procesin e negociatave është e mirëseardhur

Spasovski: Çdo ndihmë dhe ekspertizë e KB-së në procesin e negociatave është e mirëseardhur

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme është partner kyç strategjik i agjencive të OKB-së në vend. Kjo u cek në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me drejtoreshën rajonale të Zyres së OKB-së për koordinim të zhvillimit, Gvi Jep Son dhe Rosana Duxhak, koordinuese e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni të Veriut.

Siç informojnë nga MPB, në tkaim u konstatua se bashkëpunimi i ndërsjelltë është në nivel shumë të lartë dhe nga viti në vit po thellohet.

Nga MPB thonë se ministri Spasovski dhe drejtoreha rajonale e KB-së, Son, e shfrytëzuan mundësinë të diskutojnë edhe për dinamikën e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut.

Shtojnë se ministri Spasovski ka shprehur bindje se projektet dhe aktivitetet e filluara do të realizohen deri në fund dhe do t'i japin rezultatet e pritura dhe të projektuara, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me agjencitë e pranishme dhe Zyres së OKB-së në vend. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR