• e enjte, 18 korrik 2024

Spasovski: "Nova Makedonija " është një nga themelet thelbësore të shtetësisë sonë

Spasovski:
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) – Gazeta e përditshme “Nova Makedonija”, pa asnjë dilemë, aq edhe për faktin se është media e parë maqedonase, aq më tepër edhe për faktin se del numri i parë i saj del në fund të Luftës Nacional Çlirimtare të popullit maqedonas më 29 tetor të vitit 1944, për të gjithë ne është një nga ato themelet thelbësore të shtetësisë sonë, shprehje e përpjekjes shekullore për lirinë tonë kombëtare, shkruan sot në Fejbuk ministri i Punëve të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Shton se sot, tashmë 78 vjet ekzistencë, përmes faqeve dhe redaksive të saj,  janë profiluar figurat tona impozante, figura publike dhe veprimtarë të suksesshëm në fusha të ndryshme, kontributi i të cilëve është thurrur ngushtë në zhvillimin e vendit tonë, duke përfshirë edhe vitet pas rënies së ish-RSFJ-së, gjegjësisht në vitet e  ekzistencës së pavarur dhe sovrane të Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut. Spasovski shprehu besim dhe shpresë se "Nova Makedonija" do të vazhdojë, si më parë, ashtu edhe tani e tutje, të jetë një media profesionale, e saktë dhe e besueshme, një faktor i përgjegjshëm shoqëror në skenën publike, në interes të lexuesve të saj, por edhe të të gjithëve qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR