• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sot në mëngjes temperaturat ishin në minus në Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë

Sot në mëngjes temperaturat ishin në minus në Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit me -4 gradë Celsius, ndërsa 7 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike -2 gradë janë matur në Llazaropolë, -1 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 2 në Kriva Pallankë, Pretor, Ohër dhe Berovë, 3 në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë, 4 në Shkup - Zajçev Rid, Shkup - Petrovec, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Dibër, ndërsa 6 në Strumicë, Demir Kapi dhe Dojran.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 9 centimetra, 6 në Hanet e Mavrovës dhe 1 centimetër në Llazaropolë.

Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Demir Kapi -56 litra në metër katror, 50 në Gjevgjeli, 42 në Strumicë, 35 në Berovë, 32 në Vinicë, 31 në Kriva Pallankë, 29 në Hanet e Mavrovës, 27 në Shkup - Petrovec, 24 në Shtip dhe Gjurishtë, 23 në Kumanovë, Krushevë dhe Dojran, 22 në Pozharan, 20 në Kodër të Diellit, 19 në Manastir, 15 në Shkup - Zajçev Rid, 13 në Tetovë, 7 në Prilep, 6 në Dibër, 5 në Llazaropolë, 4 në Topollçan dhe Ohër, ndërsa 2 litra në metër katror në Pretor.

Sot do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dobëta të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës së lehtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjat Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 7 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR