• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sot në mëngjes më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Sot në mëngjes më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Sot në mëngjes, në orën 7, më ftohtë, me -2 gradë Celsius është në Kodër të Diellit, me shtresë bore deri 40 centimetra, përderisa 8 gradë janë matur në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole janë matur -1 gradë, në Kurshevë 1, në berovë 2, 3 gradë në Dibër, 4 në Tetovë, Pretor, Manastir, Prilep dhe në Kumanovë, 5 në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Veles, Kriva Pallankë, Ohër, Shtip dhe Vinicë, 6 në Kavadar dhe 7 gradë në Strumicë.

Në 24 orët e fundit, siç kumtuan nga DPHM, më shumë reshje të shiut ka pasur në Manastir, Pozharan, Hanet e Mavrovës dhe Kodër të Diellit me 4 litra në metër katror, 3 në Tetovë, Pretor, Gjevgjeli, Krushevë, 2 në Prilep dhe Kavadar dhe 1 në Shkup-"Zajçev Rid", Shkup-Petrovec, Veles, Kumanovë, Berovë, Pozharan dhe Llazaropole.

Shtresa e borës është 37 centimetra në Hanet e Mavrovës, 18 në Kurshevë dhe 5 në Llazaropole.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes moti është me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Nëpër disa lugina (Prilep dhe Strumicë) ka dukuri të mjegullës së dobët. Po frnyë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme. Sot në mëngjes, reshje të rrëmbyeshme të shiut ka në Manstir dhe në Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje lokale të shiut, ndërsa në male dhe në disa vise më të larta, të borës. Reshjet kohëpaskohe do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimroe, ndërsa në male plotësisht do të rritet shtresa e borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 4 deri 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë. ab/

Foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR