Sot filloi vjeshta
- Dita e parë e vjeshtës filloi sot në orën 08:50.
- Post By Fami Bajrami
- 15:49, 23 shtator, 2023
![Sot filloi vjeshta](https://new.mia.mk/images/20230923154905_big_730x400_98.webp )
Shkup, 23 shtator 2023 (MIA) - Dita e parë e vjeshtës filloi sot në orën 08:50.
Vjeshta fillon sot për banorët e hemisferës veriore. Njëherësh, pranvera fillon për banorët e hemisferës jugore.
Kjo do të thotë se mëngjesin e sotëm Dielli kalon nga hemisfera veriore në atë jugore dhe kështu në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon pranvera.
Foto: arkivi i MIA-s