• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sondazh i IRI-t për Ballkanin Perëndimor: Mbështetje e fuqishme për anëtarësim në BE, sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë të pajustifikuara

Sondazh i IRI-t për Ballkanin Perëndimor: Mbështetje e fuqishme për anëtarësim në BE, sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës janë të pajustifikuara

Uashington, 14 maj 2024 (MIA) - Hulumtimi i fundit multinacional për Ballkanin Perëndimor nga ana e Qendrës për hulumtime anketuese (CISR) të Institutit ndërkombëtar republikan (IRI) tregon mbështetje të fuqishme për ikuadrimin drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe shumicës së fuqishme, e cila e konsideron luftën ruse kundër Ukrainës si të pajsutifikuar. Anketa është e zbatuar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi në periudhën midis 2 shkurtit dhe 5 marsit të vitit 2024, njoftoi IRI Maqedoni.    

Në pyetjen nëse do ta mbështesin aderimin drejt BE-së nëse sot mbahet referendum, në pesë ose gjashtë vende, shumica e fuqishme do të votonte për inkuadrimin drejt Unionit edhe atë nga 68 për qind në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnjë e Hercegovinë deri në 92 për qind në Shqipëri. Në Serbi, më shumë se 40 për qind e mbështesin inkuadrimin drejt BE-së.

Pol Makarti, drejtor për Evropën në IRI, duke e komentuar anketën vlerëson se ekziston një dëshirë e fuqishme në Ballkan për përforicimin e lidhjeve mes ekonomitë botërore dhe për aderimin drejt BE-së.

"Kjo mbështetje e gjerë tregpon se njerëzit nga mbarë rajoni besojnë se integrimi i mëtutjeshëm në Bashkimin Evropian mund të ndihmojë për arritjen e një prosperiteti të qëndrueshëm", thotë Makarti.

Në të vërtetë, tek prioritetet e qytetarëve për qevreitë e Ballkanit Perëndimor dominojnë çështjet ekonomike. përveç Shqipërisë, ku papunësia është problemi kryesor, çmimet e larta dhe shpenzimet e jetesës paraqesin kujdes më të madh për qytetarët në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Krahas kësaj, në të gjitha gjashtë vendet, korrupsioni paraqitet si një nga tre problemet kryesore.

Anketa, gjithashtu ka trerguar se shumica në pesë nga gjashtë vendet e anketuara beson se lufta vruse kundër Ukrainës është tërësisht ose deri diku e pajustifikuar. Në Serbi, pjesa më e madhe prej 49 përqindëve plotësisht ose deri diku e justifikojnë Rusinë.

"Edhe pse këto shifra janë kryesisht pozitive, përgjigjet serbe janë shqetësuese. Nëse paqja dhe siguria janë qëllime afatgjata në Ballkan, opsioni më i mirë për Serbinë do të jetë t'i hedh poshtë propozimet ruse dhe të ndërtojë lidhje më të fuqishme me Perëndimin", konsideron Pol Makarti nga IRI.

Sondazhin për IRI-n e ka realizuar Ipsos. Të dhënat u mblodhën nëpërmjet intervistave ballë për ballë që u administruan nga intervistimi personal i asistuar me kompjuter (CAPI) në shtëpitë e të anketuarve duke përdorur një metodë probabiliteti në shumë nivele të krijuar për të rezultuar në mostra përfaqësuese kombëtare në secilin prej vendeve. Normat e përgjigjes variojnë nga 21% në 40%. Madhësia e kampionit për shtet varion ndërmjet n=1,036 dhe n=1,238, dhe marzhi i gabimit varion nga 2.8 në 3.0 pikë. mb/

Foto: IRI

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR