• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sonda e NASA-s, me mostër nga asteroidi Benu, ateroi në Tokë

Sonda e NASA-s, me mostër nga asteroidi Benu, ateroi në Tokë

Hjuston, 25 shtator 2023 (MIA) - Sonda "Osiris-Reks" e NASA-s ateroi në Tokë, në shtetin federal amerikan Jutah, me ndihmën e parashutës, duke mbajtur rreth 250 gramë material të mbledhur të asteroidit Benu.

Menjëherë pas aterimit në Tokë, mostra u dërgua me sukses në laboratoret e NASA-s në Teksas për testim. Me ndihmën e 60 qasjeve të ndryshme shkencore, ekipi prej rreth 200 ekspertëve do të tentojnë t'i studiojnë gurët dhe pluhurin nga asteroidi, në tentim për të zbuluar tregues për krijimin e jetës në Tokë.

While some members of the recovery team pack up the sample to deliver it to a temporary clean room here at UTTR, others are taking air and ground measurements to catalog any possible contaminants. https://t.co/ZK9XtEk91H pic.twitter.com/Kg5Eqlh0xl

— NASA Solar System (@NASASolarSystem) September 24, 2023

Përndryshe, shkencëtarët supozojnë se shumë nga komponentet kyçe për zhvillim të jetës në "Planetin blu" arritën në historinë e tij të hershme pas goditjes nga asteroidi. Me qëllim për ta hulumtuar këtë hipotezë, NASA lansoi sondë në drejtim të asteroidit, të gjerë rreth 500 metra në vitin 2016. Që fluturakja të arrijë afër asteroiditm Benu, u nevojitën dy vite, kështu që pasuan dy hartime të sipërfaqes para se ekipi i shkencëtarëve nga Toka të gjejë vend adekuat për grumbullimin e mostrës.

Më 20 tetor të vitit 2020 sonda iu afrua asteroidit dhe arriti të marrë sasi të mjaftueshme të pluhurit.

Përndryshe, sipas NASA-s, Benu, nga të gjithë trupat e pranishëm në Sistemin diellor, ka gjasë më të madhe për ta goditur Tokën. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, sepse edhe ajo gjasë për goditje, edhe pse ekziston, është shumë e vogël, shkruan "Sajens alert" (Science Alert).  ab/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR