Solemnitet me rastin e 80-të vjetorit të BUK "Shën Kliment i Ohrit" Shkup
- Në bibliotekën universitare kombëtare "Shën Kliment i Ohrit" në Shkup sot në mesditë do të shënohet jubileu 80-të vjet nga emërimi i drejtorit të parë dhe nisja me punë e bibliotekës në Maqedoninë e lirë me urdhër të Komisionit për Arsimin Publik të Presediumit të KAÇKM-së më 23 nëntor të vitit 1944.
- Post By Sara Ademi
- 09:49, 23 nëntor, 2024
Shkup, 23 nëntor 2024 (MIA) - Në bibliotekën universitare kombëtare "Shën Kliment i Ohrit" në Shkup sot në mesditë do të shënohet jubileu 80-të vjet nga emërimi i drejtorit të parë dhe nisja me punë e bibliotekës në Maqedoninë e lirë me urdhër të Komisionit për Arsimin Publik të Presediumit të KAÇKM-së më 23 nëntor të vitit 1944.
Nga BUK "Shën Kliment i Ohrit" njoftuan se fjalime me rastin e jubileut do të kenë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, u.d. drejtori Jovica Nikçevski dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit Marija Gjorgova.
Solemniteti do të pasurohet me performancën e ansamblit kombëtar "Tanec", me interpretimin e disa kompozimeve muzikore-folklorike nga një grup këngësh meshkujsh dhe femrash të shoqëruar nga një pjesë e orkestrës në instrumente tradicionale.
BUK "Shën Kliment i Ohrit" do t'i ndajë mirënjohje Ministrisë për Kulturë dhe Turizëm, ansamblit folklorik kombëtar "Tanec" dhe stafit të bibliotekës, ndërsa mirënjohje pas vdekjes do t'i ndahet drejtorit të parë Georgi Shoptrajanov, të cilën do ta pranojë një përfaqësues i familjes.
Në këtë përkujtim do të shfaqet për herë të parë një video-prezantim që prezanton historinë dhe rrugën e zhvillimit të bibliotekës, si dhe një ekspozitë me dokumente origjinale, kopje besnike të origjinaleve dhe materiale të tjera që lidhen me historinë e BUK "Shën. Kliment i Ohrit" - Shkup. sa/
foto: BUK "Shën. Kliment i Ohrit"-Shkup