• e premte, 27 dhjetor 2024

Sojlu: Në tërmetin e ri në Turqi të paktën tre viktima dhe 213 të lënduar, 42 të lënduar në Siri

Sojlu: Në tërmetin e ri në Turqi të paktën tre viktima dhe 213 të lënduar, 42 të lënduar në Siri

Ankara, 20 shkurt 2023 (MIA) - Në tërmetin e sotëm tjetër të fuqishëm që goditi rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë, jetën e kanë humbur tre persona, ndërsa 213 janë lënduar nga pala turke, derisa në Siri ka pasur 42 të lënduar, tha sonte ministri për Punë të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojlu.

Instituti Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC) sonte ka njoftuar se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka qenë 14 kilometra në jugperëndim të vendit, në thellësi prej 10 kilometra.

 

QËNDRONI TË LIDHUR