• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sofia Loren në operacion urgjente, pas disa frakturave

Sofia Loren në operacion urgjente, pas disa frakturave

Bari, 25 shtator 2023 (MIA) - Sofia Loren dje u pranua për operacion urgjent, pas disa frakturave të pësuara, pasi që ishte rrëzuar në shtëpinë e saj në Zvicër.

Sipas një burimi të afërt me aktoren, ekziston "një optimizëm i konsiderueshëm" për epilogun e operacionit dhe rikuperimin më pas. Ikona e filmit italian e cila më 20 shtator mbushi 89 vite, u rrëzua në banjë dhe pësoi disa fraktura  të ijeve dhe frakturë serioze të femurit, deklaroi një burim anonim për "Holivud reporter".

Loren duhej të hapte restorant në Bari, në Italinë lindore, më 26 shtator - ky do të jetë restoranti i katërt që mban emrin e saj.

Aktorja legjendare parashihej të bëhej qytetare nderi e atij qyteti, por tani të gjitha angazhimet janë anuluar, deri në njoftimin e radhës. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR