• e premte, 27 dhjetor 2024

SNSD: Dodik do të kandidojë për president të RS, Cvijanoviq për anëtar të presidencës së BeH-së

SNSD: Dodik do të kandidojë për president të RS, Cvijanoviq për anëtar të presidencës së BeH-së
Banja Luka, 1 korrik 2022 (MIA) - Në zgjedhjet që do të mbahen këtë vjeshtë në Bosnje e Hercegovinë, anëtari aktual i kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe ish-presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sërish do të jetë kandidat për presidenti i njësisë së Republika Srpska, ndërsa bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, Zhelka Cvijanoviq, e cila aktualisht mban këtë post, do të përpiqet ta pasojë atë si një anëtar i Presidencës së BeH-së. Vendimi u mor zyrtarisht sot nga Komiteti Kryesor i Lidhjes së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), parti që është nën kontrollin absolut të Dodik, i cili menjëherë shpalli luftën për të forcuar pozitën e RS, duke theksuar se ky ent aktualisht është vetëm pjesë e Bosnje e Hercegovinës. "Ne duhet t'i japim popullit tonë siguri për RS, të fortë dhe të qëndrueshme, për momentin brenda BeH-së, tha Dodik, duke paralajmëruar vazhdimin e politikës së marrjes së pushteteve të njësisë nga shteti dhe forcimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën. Më parë, Dodik ka mbajtur postin e presidentit të RS-së për dy mandate dhe për shkak të kufizimeve ligjore në zgjedhjet e katër viteve më parë, ai nuk mund ta bënte më këtë, kështu që Cvijanoviq vendosi ta pasonte përkohësisht atë. Ajo në vitin 2014 tashmë ishte në garë për një vend në Presidencën e BeH, por e humbi garën zgjedhore nga Mladen Ivaniq i cili atëherë ishte kandidat i opozitës së bashkuar. Tani Cvijanoviq do të ketë për kundërshtar kryetarin e Partisë Demokratike Serbe (SDS) Mirko Sharoviq, ndërsa kundërshtarja më e fortë e Dodik do të jetë Jelena Triviq nga Partia për Progres Demokratik (PDP), një përfaqësuese aktuale në Asamblenë Kombëtare të RS. Dodik dhe Cvijanoviq janë nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe si zyrtarë që kërcënojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe mbrojnë një politikë secesioniste që synon ndarjen e RS-së nga BeH. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR