• e enjte, 26 dhjetor 2024

Snopçe: ASH nga Xhaferi nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave Aliu dhe Mexhiti

Snopçe: ASH nga Xhaferi nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave Aliu dhe Mexhiti

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Deputeti i Aleancës për Shqiptarët sot në një deklaratë për mediat theksoi se partia nuk ka kërkuar shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

"Dua t'ju njoftoj se Aleanca për Shqiptarët nuk ka kërkuar diçka të tillë nga Qeveria, nga zotëri Talat Xhaferi si kryeministër teknik i kësaj Qeverie. Organet e ASH-së qëndrojnë pas ministrave Aliu dhe Mexhiti, Kuvendi qendror si dhe Kryesia. Kjo është dëshmuar mbrëmë ku fizikisht kanë qenë të pranishëm 17 nga 29 anëtarët e Kryesisë, tha ai.

Snopçe deklaroi se dje kanë marrë vendim për mbështetjen e thirrjes së Taravarit në zgjedhjet e ardhshme të koaliciojnë me opozitën shqiptare.

"Vendimi nuk ka të bëjë me partneritetin tonë në këtë Qeveri. Nëse ndodh një gjë e tillë, dua të them se nuk kemi asnjë obligim ndaj marrëveshjeve me këtë Qeveri dhe me LSDM-në si dhe me askënd tjetër. Pra, ata vetë vendosin të na nxjerrin nga Qeveria, diçka e ngjashme me atë që ndodhi në 2017. Një fakt interesant është se kjo po ndodh nën shkopin dirigjues të Artan Grubit dhe me sa duket ata njerëz, bashkëpartiakë që nuk janë dakord me thirrjen e kryetarit tanë në zgjedhjet e ardhshme për të shkuar bashkë me opozitën, do të thotë nëpërmjet Artan Grubit duan të bëjnë puç në parti dhe me sa duket, kanë zgjedhur një ushtrues detyre të kryetarit të atij grupi, që është Artan Grubi. E shihni, ne e ndamë me media letrën e Artan Grubit me drejtorët, dje më duket TV 21 njoftoi se po i urdhëronte që të mos marrin asnjë urdhër nga ministri Mexhiti derisa të zgjidhet ministri ynë i ri. Pra kush është ai ministër që zgjidhet? Pra, a do të ketë BDI edhe dy ministra të tjerë. Pra, aq sa ka plus dy. Nuk është kërkesë e ASh-së dhe siguroj që LSDM arbitrarisht si në vitin 2017, nëse ndodh një gjë e tillë, do të thotë se ndërpritet bashkëpunimi me ASh dhe nuk do të kemi asnjë obligim për çështjet e dakorduara me LSDM-në", tha ai.

Sipas Snopçes, komiteti i personelit nuk ka autoritet për të bërë propozime në Qeveri.

"Komisioni kadrovik nuk mund t'i propozojë Qeverisë. Kush është komisioni kadrovik? Kompetencat e atij komisioni janë vetëm që të mund t'i propozojë Kryesisë së Aleancës emërimin dhe shkarkimin e kuadrove. Nuk ka asnjë ingerencë tjetër. Prandaj them se është bërë puç. Një mesazh për Kovaçevskin që të ketë kujdes sepse nuk jemi të obliguar të respektojmë asnjë marrëveshje me LSDM-në dhe Qeverinë", tha Snopçe.

Ai shtoi se as Taravari, as anëtarët e Kuvendit Qendror të cilët dje janë ndalur pas kryetarit partiak nesër nuk do të marrin pjesë Kuvendin Qendror të caktuar nga Zijadin Sela. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR