• e enjte, 26 dhjetor 2024

SMIA: Ballafaqohemi me rrezik për zvogëlim të produksionit dhe informimin e opinionit, kërkojmë rritje urgjente të pagave në MIA dhe punësime të reja

SMIA: Ballafaqohemi me rrezik për zvogëlim të produksionit dhe informimin e opinionit, kërkojmë rritje urgjente të pagave në MIA dhe punësime të reja

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Sindikata i Agjencisë Informative të Maqedonisë - SMIA kërkon nga Qeveria rritje të pagave për të punësuarit në MIA, në pajtim me Marrëveshjen kolektive dhe të harmonizuar me harxhime për jetesë, ndërsa nga ministri i Financave Fatmir Besimi, kërkon t'i miratojë kërkesat për punësim të bashkëpunëtorëve honorarë, për të cilët Agjencia ka mjete.

"Gjatë periudhës së kaluar, në bazë të ndryshme, Agjencinë e kanë braktisur më shumë persona, për të cilin shkak MIA po ballafaqohet me mungesë serioze të kuadove gazetareske, me çka sillet në pyetje raportimi me kohë në shtet. Nëse elaborimi i ministrit Besimi ishte se do t'i rrisë pagat për 30 për qind në Ministrinë e Financave për shkak të largimit të kuadros, në MIA i njëjti problem do të reflektohet ndaj zvogëlimit të produksionit, respektivisht do të zvogëlohet informimi objektiv i opinionit dhe do të hapet hapësirë për përhapjen e dezinformatave", thuhet në kumtesën e Sindikatës.

Nga SMIA thonë se edhe krahas vendimit të Qeverisë që t'i kthejë pratë e MIA-s për korrespondetët, kjo ende nuk ka ndodhur. Në mënyrë shtesë, gazetarët e MIA-s më shumë se dy vite punojnë në hapësira të përshtatura të përkohshme, pas zjarrit në ndërtesën ku gjenden hapësirat e Agjencisë.

"MIA në vazhdimësi gjatë viteve të kaluara e ka rritur produksionin, me çka mundësuam, para së gjithash, mbrojtje nga përhapja e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, që është me rëndësi të madhe në këto kohëra të krizës ekonomike dhe energjetike, luftën kibernetike", thuhet në kumtesën e Sindikatës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR