• e premte, 27 dhjetor 2024

Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i LSM-së

Sllobodan Trendafillov u zgjodh kryetar i LSM-së

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Sllobodan Trendafillov është kryetar i ri i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Ai u zgjidh pas Kongresit të sotëm që u mbajt në Shkup. Trendafillov ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSM-së.

Kongresi filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për kryetarin e ndjerë të LSM-së, Darko Dimovski dhe angazhimeve të tij për veprimin sindikalist.

Dimovski e kreu funksionin e kryetarit të LSM-së prej dhjetorit të vitit 2017, ndërsa më parë ishte kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga gastronomia, turizmi, ekonomizimi komunal-banesor, zejtaria dhe shoqatat e mbrojtura (SGTKZ). ab/

Foto: МIА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR