• e enjte, 26 dhjetor 2024

Skrining falas çdo të enjte në Shtëpinë e Shëndetit "Zhelezniçar" për muajin e shëndetit të meshkujve

Skrining falas çdo të enjte në Shtëpinë e Shëndetit

 Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Çdo të enjte të këtij muaji, përfshirë edhe ditën e sotme, Shtëpia Shëndetësore më e vjetër në vend "Zhelezniçar", kryen ekzaminime falas të gjakut falas për meshkujt mbi 45 vjeç, me qëllim që herët ta diagnostikoj kancerin e prostatës. Kjo, si pjesë e fushatës botërore për ndërgjegjësimin për mbrojtjen e shëndetit të meshkujve, motoja e së cilës këtë vit është Kujdesu për veten.

 Vetëm sot kanë ardhur për t'u testuar mbi 120 meshkuj, ndërsa drejtori i objektit, mjeku specialist Spase Janev, në një deklaratë për media ka thënë se deri në fund të ditës presin deri në 400 persona. Për kontroll kanë ardhur qytetarë nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Rezultatet i marrin brenda gjysmë ore, në mënyrë elektronike ose në letër.

"U bëj apel të gjithë meshkujve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të testohen dhe të mos presin, veçanërisht ata mbi 45 vjeç, që janë më të rrezikuarit nga kjo sëmundje. Kontrollimi i vetëm një pikë gjak, mund të shpëtojë jetën e dikujt. Prandaj, nuk ka asnjë arsyetim se nuk ka kohë për gjithçka", nënvizoi Janevi.

 

Siç u theksua, ky është vetëm hapi i parë në zbulimin e kancerit të prostatës, nevojiten edhe analiza të tjera.

 Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se këtë vit ky test PSA bëhet vetëm në Shtëpinë e Shëndetit "Zhelezniçar", por shpreson se nga viti i ardhshëm më shumë objekte shëndetësore do t'i bashkohen kësaj nisme.

 Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri Jovica Andovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor - Kiril Lazovi, përfaqësuesi nga Këshilli i ministrit - Vanço Spirovi, nga Shoqata e Urologëve të Maqedonisë - Martina Ambarovska. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR