Skavino në X: Është duke u zhvilluar një bisedë telefonike mes Trampit dhe Zelenskit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nisur një bisedë telefonike me liderin ukrainas, Volodimir Zelenski, njoftoi zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit amerikan, Den Skavino, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 17:57, 19 mars, 2025

Uashington, 19 mars 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka nisur një bisedë telefonike me liderin ukrainas, Volodimir Zelenski, njoftoi zëvendës-shefi i kabinetit të presidentit amerikan, Den Skavino, transmeton DPA.
"Biseda aktualisht është duke vazhduar, presidenti Tramp po flet në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski nga Zyra Ovale", shkroi Skavino në platformën X.
Gjatë bisedës së djeshme telefonike mes Trampoit dhe presidentit rus Vladimir Putin, të dy presidentët ranë dakord që Rusia do të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.
Putin tha se armatimi dhe mobilizimi i Ukrainës duhet të ndalet në kontekstin e idesë së SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm që zgjat 30 ditë, njoftoi Kremlini.
Zelenski njoftoi më herët sot se do të fliste me Trampin dhe tha se priste të dëgjonte më shumë rreth planeve të presidentit amerikan për zbatimin e armëpushimit. mb/
Foto: MIA