• e shtunë, 23 nëntor 2024

Skadon afati deri në të cilin "Arhirodon" duhej të vendoste nëse do të ndërtonte PAHE "Çebren"

Skadon afati deri në të cilin

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Ka skaduar afati deri në të cilin kompania greke "Arhirodon" duhej të merrte një vendim nëse do të vazhdonte apo jo procedurën për ndërtimin e hidrocentralit reverzibil PAHE "Çebren". PPC -Arhirodon më 14 shtator 2023 u zgjodh si ofertuesi më i favorshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin  hidrocentralit reverzibil. Ai më vonë kishte vërejtje për thirrjen publike dhe deri në vitin 2023 duhej të vendoste nëse do të vazhdonte me projektin.

Fillimisht vendimi ishte paraparë të merrej deri më 14 dhjetor, por Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e shtyu afatin deri më 31 dhjetor 2023 për shkak të procedurës së ankesës që ishte në proces.

"Nga kompania greke Arhirodon u ankuan për përmbajtjen e vendimit, pasi sipas Ligjit për Ujërat, fillimisht duhet të marrësh lejen për uj[rat, e më pas të nënshkruash një marrëveshje koncesionare. Ata besojnë se fillimisht duhet të nënshkruhet një marrëveshje koncesionare dhe më pas të vazhdojë procedura, sqaroi së fundmi ministrja resore, Kaja Shukova.

Në këtë rast, shtoi, Ligji për Ujërat është “legs specialis” në raport me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për Koncesionet.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski së fundi tha se i takon kompanisë greke Arhirodon, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e hidrocentralit Çebren, të vendosë nëse do të vazhdojë në procedurën apo jo.

 

 

Qeveria më 14 shtator në seancën e 185-të, miratoi vendim me të cilën u mundësua realizimi i hidrocentralit Çebren, me vlerë investimi të vlerësuar rreth një miliard euro. Me vendimin është parashikuar ndërtimi i një hidrocentrali reverzibil me një kapacitet të instaluar prej të paktën 333 megavat. Është planifikuar që Çevren të ketë funksionin e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe një regjim të pompimit dhe kthimit të ujit, me çka në Crna Reka është parashikuar krijimi i një liqeni të ri artificial. Pas përfundimit të prjektimit, dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme pritet të fillohet me ndërtimin i cili është parashikuar të zgjasë shtatë vjet.

Sipas Raportit të Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e koncesionit në fjalë, ofertuesi PPC-Arhirodon është përzgjedhur si më i favorshmi, duke qenë se ofertuesi ka plotësuar kushtet e shpallura publike dhe dokumentacionin e tenderit dhe ka dorëzuar ofertën më të favorshme.

Punimet ndërtimore ishte paraparë të fillojnë pas përfundimit të projektimit dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme, ndërsa ndërtimi parashihej të zgjaste shtatë vjet, ndërsa koncesioni për ujëra është me një afat prej 60 vjetësh.

Ideja dhe projektimi për projektin e madh të hidrocentralit Pebren fillon me studimet e para të fizibilitetit në vitet 60 të shekullit të kaluar. Deri më tani në 20 vitet e fundit ka pasur 13 tendera të pasuksesshëm, ndërsa thirrja e fundit publike është publikuar në vitin 2016. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR