• e shtunë, 23 nëntor 2024

Situata e sigurisë në vend është stabile, nuk ka indikacione për shqetësim, thotë kryeministri

Situata e sigurisë në vend është stabile, nuk ka indikacione për shqetësim, thotë kryeministri

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot theksoi se situata e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe nuk ka indikacione për shkelje të saj.

"Ne jemi anëtarë të NATO-s për tre vjet, prej të cilave unë kam qenë kryetar i Qeverisë për gati dy vjet. Niveli i informacionit që kanë shërbimet e sigurisë së vendit tonë, të cilat janë pjesë e shërbimeve të sigurisë së NATO-s dhe ndajnë informacione me shërbimet partnere të sigurisë nga vendet anëtare të NATO-s - këtu përfshihen vendet më të zhvilluara në botë me mekanizmat më të zhvilluar të sigurisë, për sa i përket individëve, grupeve dhe organizatave që duan të prishin nivelin e sigurisë në cilindo vend anëtar të NATO-s nga rajoni, duke përfshirë edhe vendin tonë, është në një nivel që është i paimagjinueshëm për ata që nuk janë të përfshirë në çështje të tilla në detaje", tha Kovaçevski në konferencën për shtyp pas takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Siç ka theksuar ai, bëhet fjalë për informacione jashtëzakonisht të detajuara, me kohë dhe sistematike. Sipas kryeministrit, sistemi i parandalimit, sistemi i punës së përbashkët me selinë e NATO-s në Bruksel përmes misionit tonë përfaqësues funksionon në një nivel të përkryer.

"Sistemi i parandalimit, sistemi i punës së përbashkët me selinë e NATO-s në Bruksel përmes misionit tonë përfaqësues, por edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me vendet anëtare të NATO-s funksionon në një nivel të përkryer dhe prandaj qytetarët tanë duhet të jenë të lumtur dhe krenarë që jetojnë në një vend anëtar të NATO-s i cili ka një nivel të jashtëzakonshëm sigurie, krahasuar me çdo vend tjetër që nuk është anëtar i aleancës më të madhe ushtarake dhe të sigurisë në botë", tha Kovaçevski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR