• e premte, 27 dhjetor 2024

Sistem i ri për video mbikëqyrje dhe njohje automatike të targave në pikat kufitare

Sistem i ri për video mbikëqyrje dhe njohje automatike të targave në pikat kufitare

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Transportit dhe Lidhjeve furnizoi sistem të ri për video mbikëqyrje dhe njohjen e targave në pikat kufitare, që në periudhën e ardhshme do të instaloshet në të gjitha pikat kufitare të shtetit.

Ministri Bllagoja Boçvarski sot ka nënshkruar Marrëveshje për implementimin  e sistemit të ri të centralizuar video, me një vlerë prej 928.500 euro, sistem i cili do të implementohet në afat prej një viti, bërë të ditur Ministria për Transportit dhe Lidhjeve.

Implementimi  i këtij sistemi informativ, siç thuhet në kumtesë, është në kuadër të Projektit për progresin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor dhe për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore. Sistemi do të instalohet në 40 lokacione, në të gjitha pikat kufitare në vend, i cili përfshin video mbikëqyrje me 350 lloje të ndryshme të kamerave digjitale, një sistem për njohjen automatike të targave dhe një sistem qendror për ruajtjen e  të dhënave.

 "Përparimi i transportit dhe sigurisë rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë lartë në agjendën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Në atë drejtim vazhdimisht po punojmë në masa dhe aktivitete me të cilat zhvillojmë transportin dhe ky është një nga projektet që do të ketë përfitim të përbashkët të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë Doganore dhe gjithsesi qytetarët me të cilët do të përmirësohen kushtet.për punë në vendkalimet kufitare. Bashkëpunimi rajonal është prioriteti ynë dhe vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla që do të sjellin zhvillim rajonal", theksoi ministri Boçvarski. rq/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR