• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sirski: Rusët sulmojnë gjithnjë e më shumë në Kursk

Sirski: Rusët sulmojnë gjithnjë e më shumë në Kursk

Kiev, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Moska ka intensifikuar sulmet e saj në një pjesë të territorit të mbajtur nga ukrainasit në rajonin Kursk të Rusisë, deklaroi komandanti i armatës ukrainase, Oleksandr Sirski.

"Për të tretën ditë me radhë armiku po kryen sulme intensive në zonën Kursk", tha gjenerali ukrainas, duke shtuar se Rusia po shfrytëzon "aktivisht" ushtarët koreanoveriorë të cilët "patën humbje të konsiderueshme".

Autoritetet ukrainase dje kumuan se trupat e tyre kanë vrarë ose plagosur të paktën 30 ushtarë koreanoveriorë, të cilët Rusia i ka sistemuar në Kursk. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR