• e shtunë, 23 nëntor 2024

SIPRI: Shpenzimet globale për ushtrinë u rritën për 6,8 për qind, në gjithsej 2.443 miliardë dollarë

SIPRI: Shpenzimet globale për ushtrinë u rritën për 6,8 për qind, në gjithsej 2.443 miliardë dollarë

Stokholm, 22 prill 2024 (MIA) - Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Hulumtime Paqësore (SIPRI) në raportin e publikuar sot citon se shpenzimet globale për mborjtjen në vitin 2023 kanë arritur 2.443 miliardë, që është për 6,8 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022.

Për armatat e tyre më së shumti kanë shpenzuar SHBA (916 miliardë dollarë), Kina (296), Rusia (109), India (83,6), Arabia Saudite (75,8), Britania e Madhe (74,9) Gjermania (66) Ukraina (64,8), Franca (61,3) dhe Japonia (50,2).

Raporti theksoi se kjo ishte rritja më e lartë vjetore e shpenzimeve globale të mbrojtjes që nga viti 2009, dhe studiuesi i SIPRI Nan Tian e quajti trendin si "një rritje të paprecedentë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj përkeqësimit global të paqes dhe sigurisë". Ai shtoi se "vendet po i japin përparësi fuqisë ushtarake", por se rrezikojnë të shkaktojnë një "spirale veprimi dhe reagimi" dhe shpenzimet e mbrojtjes.

Ukraina, me shpenzimet e saj dhe 35 miliardë ndihma të mbrojtjes që mori, shpenzoi 91 për qind të shpenzimeve totale të Rusisë.

Në vitin 2023, NATO shpenzoi 1.341 miliardë dollarë për mbrojtjen, që është 55 për qind e shpenzimeve globale. Nga totali i kostove të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 68 për qind, vendet evropiane 28 për qind, që është ndarja më e lartë e tyre në dhjetë vitet e fundit, dhe katër për qind të mbetura janë ndarë nga Kanadaja dhe Turqia.

"Për vendet evropiane të NATO-s, dy vitet e fundit nga lufta në Ukrainë kanë ndryshuar rrënjësisht pikëpamjen për sigurinë", citoi studiuesi i SIPRI-t, Lorenco Skarkato.

Kjo reflektohet edhe nga fakti se 11 anëtarë të NATO-s arrijnë qëllimin për të ndarë dy për qind të PBB-së për mbrojtjen, ndërsa në vitin 2014 kjo ishte vetëm në shtatë vende.

Buxheti i mbrojtjes i Kinës është rritur për gjashtë për qind në krahasim me vitin 2022, gjë që, sipas analizës së SIPRI-t, ka nxitur edhe vendet fqinje të ndajnë më shumë. Kështu, Tajvani dhe Japonia ndanë 11 për qind më shumë për ushtrinë se në vitin 2022.

Shpërndarje më të madhe në 10 vitet e fundit ka pasur edhe në rajonin e Lindjes së Mesme, me rritje prej nëntë për qind, në 200 miliardë. Shpenzimet e Izraelit për ushtrinë u rritën për 24 për qind, në 27,5 miliardë.

 Shpenzimet në Amerikën Qendrore dhe Karaibe në vitin 2023 ishin 54 për qind më të larta se në vitin 2014 dhe SIPRI thekson se arsyeja kryesore për këtë rritje të shpërndarjes për ushtrinë është lufta kundër krimit të organizuar.

Rritja më e lartë në botë është Republika Demokratike e Kongos me 105 për qind, e ndjekur nga Sudani me një rritje prej 78 për qind. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR