• e premte, 27 dhjetor 2024

Sipas Mickoskit ambasadori holandez e ka konfirmuar atë që VMRO-DPMNE e thotë disa vite me radhë

Sipas Mickoskit ambasadori holandez e ka konfirmuar atë që VMRO-DPMNE e thotë disa vite me radhë

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke komentuar takimin mes ambasadorit holandez dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti tha se ambasadori holandez ka treguar atë që VMRO-DPMNE-ja tash e një kohë të gjatë e flet për gjyqësorin.

"Ambasadori i Holandës ka konfirmuar atë që kemi thënë prej vitesh se nuk funksionin ligji, se gjyqësori është partizuar, ushtrohen presione mbi gjyqtarët, zgjidhen gjykatës partiak edhe në Këshillin gjyqësor zgjidhen prokurorë. Tani përsëri kemi një rast të tillë ku presioni ushtrohet shpejt për të zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë të rinj para se të largohen në mënyrë që këta kriminel në qeveri të mbrohen, ose të paktën kështu mendojnë ata, nëse caktojnë gjyqtarë dhe prokurorë me nxitim dhe se çdo gjë që do të fillojë qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së praktikisht do ta pengojnë procesin e hetimeve, rasteve gjyqësore apo aktgjykimeve në rastin përfundimtar", theksoi Mickoski.

Sipas tij, ky është vetëm një konfirmim i gjithë asaj që ka ndodhur në vitet e kaluara.

Ambasada e Holandës dje ka informuar për takimin midis ambasadorit holandez me liderin e BDI-së Ali Ahmeti ku siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ambasadori ka përcjellë mesazhin se përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik pas rënies së vazhdueshme të studimit të ligjit në vend" dhe se "është i papranueshëm ndikimi politik në pozitën e kryetarit të Gjykatës supreme".

На вечерашниот состанок на Извршниот и Централниот комитет на ВМРО-ДПМНЕ, на кој предвидено е да се одлучува за техничката влада, лидерот на ВМРО – ДПМНЕ, Христијан Мицкоски, очекува да се до

Nga BDI-ja informuan se sundimi i ligjit dhe vetingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë qenë pjesë e bisedës së Ahmetit me ambasadorin Dirk Jan Kop.

"Ligji për veting për gjykatës, prokuror dhe politikan është në Parlament gjatë kohë, por BE-ja ka pasur rezerva fillimisht në këtë proces duke ju referuar shembullit të Republikës së Shqipërisë. Sa i përket Gjykatës supreme, Ahmeti ka nënvizuar që është në kompetencë të Këshillit gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve. Sipas njoftimeve, deri më sot ka pasur disa procedura disiplinore dhe është në kompetencë të tyre që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe pa presione nga brenda ose nga jashtë", thuhet në kumtesën e BDI-së

Edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin tha se me gjasë BDI-ja është një nga ato që flet më së shumti për luftën kundër korrupsionit dhe për këtë kërkohet mbështetje nga ajo. rq/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR