• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikatat reagojnë që ligji për nëpunësit administrativë miratohet me procedurë të shkurtuar, kërkojnë debat publik

Sindikatat reagojnë që ligji për nëpunësit administrativë miratohet me procedurë të shkurtuar, kërkojnë debat publik

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) – Sindikatat kanë reaguar për miratimin e ligjit për administratën publike i cili në procedurë të shkurtuar duhet të sillet në Kuvend.

Sindikata kanë reaguar se ligje të tilla të rëndësishme për të drejtat e punës sillen në procedurë të shkurtuar pa respektuar procedurën standarde, pa diskutim publik dhe dialog social.

"Derisa ky ligj kalon, përgjegjësia do të jetë te ata që e kanë sjellë dhe te ata që e mbështesin, veçanërisht për shkak të asaj që Ligji i tillë do të thotë rreth 2.500 denarë më pak në xhep të punëtorëve në sektorin publik për të cilin zbatohet Ligji për zyrtarët administrativ, gjë që nuk lejohet të ndodhë në fund të mandatit, disa ditë para zgjedhjeve në Maqedoni", thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe nga Sindikata e AOGJSH. 

Nga aty kërkojnë që Propozim- ligji për nëpunësit administrativ, me të cilin rregullohen të drejtat dhe interesat e një pjese të të punësuarve në sektorin publik, të kalojë të gjithë procedurën ligjore dhe të lejojë një përfaqësues të LSM-së të marrë pjesë në punën e komisioneve parlamentare, ku do të shqyrtoheshin vërejtjet dhe propozimet e tyre.


Сојузот на синдикати на Македонија  бара да се преземат напори за да им се помогне на работниците, претпријатијата и јавните служби да ја надминат кризата предизвикана од коронавирусот.

Edhe nga Konfederata e sindikatave të lira (KSL) kërkojnë debat publik për këtë propozim zgjidhje ligjore.

"Nuk duhet anashkaluar fakti që reformat në administratë janë një nga kërkesat kryesore dhe një fushë themelore në Kornizën negociuese me Komisionin Evropian. Korniza e ri ligjore duhej të përmirësonte menaxhimin e burimeve njerëzore në të gjithë administratën dhe të ndihmonte në sigurimin e personelit të bazuar në merita në të gjitha nivelet, duke përfshirë strukturat e larta drejtuese. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji, pritej që ai të kalonte në një debat të gjerë publik, përfshirë të gjithë faktorët që preken prej tij, veçanërisht organizatat sindikaliste që përfaqësojnë të drejtat e punonjësve në sektorin publik", thonë nga KSL-ja.

После неуспешната епизода во Министерството за труд и социјална политика, министерката Мила Царовска се обиде социјалниот дијалог да го пренесе во Владата како Вицепремиер, но сега собирајќи

Propozim-ligji për nëpunësit administrativ, si pjesë e pakos së ligjeve të propozuara nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë është në rendin e ditës së Komisionit parlamentar për çështje evropiane, por seanca është shtyrë për në orën 14:00.

Deputetët e VMRO-DPMNE përmes konferencës për media kërkuan ndërprerje urgjente të seancës dhe nxjerrjen e konkluzionit për mbajtjen sa më të shpejtë të debatit publik në të cilën, siç theksuan, të pranishëm do të ishin deputetë të opozitës, përfaqësues nga sindikatat, profesorë, trupa profesionale dhe publiku. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR