• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sindikatat kërkojnë që ministri i ri i Shëndetësisë t'i nënshkruajë anekset e miratuara nga Qeveria

Sindikatat kërkojnë që ministri i ri i Shëndetësisë t'i nënshkruajë anekset e miratuara nga Qeveria

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Sindikata e Klinikës dhe asaj Profesionale sot në konferencë për media kërkuan që ministri i ri i Shëndetësisë t'i nënshkruajë anekset e miratuara nga Qeveria. 

Kryetarët e këtyre sindikatave, Predrag Serafimovski dhe Lubisha Karanfillovski sqaruan se qëllimi është që të informohen të punësuarit në shëndetësinë publike për aktivitetet pas nënshkrimit të aneksit të fundit nga 10 tetori, ndërsa pas rritjes së paralajmëruar të pagës minimale nga ana e Qeverisë nga muaji mars në 22.700 denarë. 

"Në marrëveshje, ne formuam ekip bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë për përgatitje të anekseve për korrigjim të koeficientëve të të gjitha profileve në shëndetësi, dinamikë për pagesë të të njëjtëve. Pas disa takimeve arritëm marrëveshje me ministrin e Shëndetësisë", tha Serafimovski. 

Siç u tha në konferencën për media, anekse ende nuk janë nënshkruar dhe kjo nuk është e pranueshme për sindikatat. 

Edhe pse personat të cilët punojnë me kontrata nuk janë pjesë e sindikatës, siç tha Serafimovski, sindikata i mbështet. Shërbimi juridik i sindikatës, siç shtoi, e kanë në dispozicion për ndihmë juridike. 

"Kërkojmë rritje pagash në të gjitha profilet. Kërkojmë takim me kryeministrin teknik për shndërrimin e kontratave nga në kohë të caktuar në kohë të pacaktuar, zgjidhje për kaosin në parkingjet në kampusin 'Nënë Tereza', tha ndër të tjera Serafimovski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR