• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikatat e NQP-së paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse nuk e marrin rrogën e dhjetorit

Sindikatat e NQP-së paralajmërojnë ndërprerje të punës nëse nuk e marrin rrogën e dhjetorit

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Sindikatata përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit menjëherë  të konvokojnë seancë për votim për subvencionimin e NQP-së, në të kundërtën, siç njoftojnë, të hënën nuk do të punojnë.

"Sindikatat përfaqësuese në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike Shkup u bëjnë thirrje këshilltarëve të Qytetit të Shkupit menjëherë të konvokojnë seancë në Këshill me një pikë të vetme në rend dite, votimi për subvencionimin e NQP-së. Sepse të njëjtit këshilltarë e votuan buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2024. Kjo do të thotë, nëse nuk merr vendim deri të dielën, 21 janar 2024, të hënën, të punësuarit në baza dhe në sektore tjera, nuk do të punojnë, sepse nuk është paguar në afat ligjor  paga e përpunuar e dhjetorit", thonë nga sindikatat.

Afati ligjor për pagesën e pagës së dhjetorit, siç informojnë nga atje, është 15 janari, ndërsa seanca e ardhshme e rregullt e Këshillit të Qytetit të Shkupit është caktuar për më 31 janar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR