• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikatat e NPQ-së presin takim me Arsovskën, nëse nuk marrin rrogë - paralajmërojnë protestë

Sindikatat e NPQ-së presin takim me Arsovskën, nëse nuk marrin rrogë - paralajmërojnë protestë

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Të gjitha terminet për të ardhuratpersonale kanë kaluar, tashmë po paguhen penallti, nëse sot nuk kalon rroga në NPQ, unë mendoj se nesër të punësuarit e uritur ndërkaq do të dalin në protestë siç dolën në tetor, deklaroi për MIA-n, Miqo Stojanovski, kryetar i një prej tre sindikatave reprezentuese të Ndërmarrjes publike të qarkullimit Shkup.

Ai potencoi se të punësuarit nuk shqetësohen për shkaqet e vonesës së rrogave sepse ata gjatë muajit i kryejnë obligimet e tyre ndaj punës edhe përkundër mungesës së kuadrit.

"Me vite prapa problemi i njejtë zgjidhet ad hok në mënyrë që të qetësohen tensionet dhe presionet ndaj të punësuarve. Edhe buxheti që e solli Këshilli i Qytetit të Shkupit për vitin 2023 ishte më i pasur për disa milionë euro për subvencione të MPS Shkup. Qeveria paguan bllok dotacione të cilat, ja, për momentin, ose vonohen, ose mungojnë. Shpresoj se do të kuptojmë se cili është problemi dhe ngadalë do të fillojmë t'i zgjidhim çështjet", deklaroi Stojanovski.

Ai informoi se sot morën porosi nga menaxheri i përgjithshëm i NPQ-së, Kërste Petrevski, se mjetet do të transferohen në llogarinë e ndërmarrjes. Por, siç thotë, e njejta u është thënë edhe gjatë dy ditëve të kaluara.

"S'ka përse të mos besojmë se kjo do të jetë kështu. megjithatë, edhe po të jetë ashtu edhe po të marrim rroga sot, duhet të gjejmë zgjidhje sepse tashmë jemi të lodhur nga lutjet nga kërkesat që rroga të jepet me kohë. Nëse nuk i përfundojmë obligimet, atëherë, rendi është edhe Qyteti t'i shlyejë borxhet ndaj ndërmarrjes. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR