Sindikatat dhe punëdhënësit e presin seancën e parë të Këshillit ekonomiko-social pas formimit të Qeverisë
- Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk dëshirojnë të komentojnë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re dhe shpresojnë se do të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social ku do t'u sqarohet se çka është punuar deri tani, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut thonë se kanë pasur pritshmëri të larta, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dy partnerët social presin që së shpejti nga Qeveria të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:16, 1 tetor, 2024
Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk dëshirojnë të komentojnë 100 ditët e para nga puna e Qeverisë së re dhe shpresojnë se do të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social ku do t'u sqarohet se çka është punuar deri tani, ndërsa nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut thonë se kanë pasur pritshmëri të larta, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dy partnerët social presin që së shpejti nga Qeveria të thirret seancë e Këshillit ekonomiko-social.
Sipas kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, deri tani duhet të ishin ftuar nga Qeveria për të biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme që prekë punonjësit.
"Besojmë se argumentet janë në anën e punonjësve pasi 25.000 punonjës të cilët marrin pagë nga 22.560 denarë është jo korrekte, 10.000 punonjës të cilët marrin pagë nga një denarë deri 22.561 denarë është vepër penale edhe për të mbuluar një shportë minimale sindikale ju nevojiten tre paga minimale. Argumentet tona janë të qëndrueshme dhe kostot e ushqimit dhe pijeve nuk mbulohen nga paga minimale. Nëse presin që t'i kuptojmë, konsiderojmë se së pari ata duhet të na kuptojnë", deklaroi Trendafilov para konferencës së sotme kushtuar dialogut social organizuar nga LSM së bashku me fondacionin "Fridrih Ebert".
Edhe nga Organizata e punonjësve të Maqedonisë me qëndrim se kanë pritur Qeveria të ketë sens për problemet e tyre me të cilat ballafaqohet gjatë punës siç janë rritja e produktivitetit, mungesa e fuqisë punëtore dhe infrastruktura.
"Ajo që prisnim ishin pritshmëri shumë të mëdha, por nuk morëm pothuajse asgjë. Presim që kjo Qeveri të ketë sens për biznes, për të gjithë ato kriza me të cilat ballafaqohemi, megjithatë ajo që është biseduar në periudhën e kaluar ishte vetëm rritja e pagës në administratën publike, marrjen e kredive për komunat, anashkalimi i problemeve me të cilat përballet ekonomia sa i përket produktivitetit dhe mungesës së fuqisë punëtore, që me një fjalë do të thotë asgjë", deklaroi kryetarja e OPM-së, Vlladanka Trajkovska.
Punëdhënësit, siç theksoi, nuk kanë asnjë informacion konkret në cilën mënyrë dhe në çfarë kushtesh sektori i biznesit do të mund të përdorë paratë nga kredia hungareze.
Konferenca e sotme kushtuar gjendjes dhe perspektivës së dialogut social iniciuar nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë në një vend i mblodhi të gjithë partnerët social (sindikatat, punëdhënësit dhe qeverinë). qa/
Foto: printskrin