• e martë, 24 dhjetor 2024

Sindikata e policisë dorëzoi kallëzim kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovski

Sindikata e policisë dorëzoi kallëzim kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovski

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

Siç theksohet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në cilësinë e personit zyrtar - ish ministër i MPB-së duke tejkaluar autoritetin dhe duke shpërdoruar pozitën dhe autoritetin zyrtar ka kryer veprat penale “Shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i KP dhe “Shpërdorim të detyrës” nga neni 353-v i Kodit Penal.

"Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari O.S. duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke mos iu bindur rregullave shëndetësore që ishin në fuqi në atë kohë, si dhe duke marrë masa dhe veprime zyrtare gjatë ndalimit të punës, gjegjësisht në pushim mjekësor dhe duke mos iu bindur rregulloreve për mbrojtje nga rregullorja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për Mbrojtjen nga virusi “Kovid 19” ka nënshkruar dy vendime për sistemim me duart e veta dhe në mënyrë të kundërligjshme", thuhet në njoftimin e Sindikatës. qa/

Foto: Sindikata e policisë në Maqedoni

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR