• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikata e pavarur e zjarrfikësve kërkon punësimin e kuadrit të ri

Sindikata e pavarur e zjarrfikësve kërkon punësimin e kuadrit të ri

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Sindikata e pavarur e zjarrfikësve tregon në mungesën e zjarrfikësve profesional në njësitë territoriale kundër zjarreve në vend. Prej atje theksojnë se nuk është respektuar minimumi ligjor dhe mosha mesatare e të punësuarve është rreth 48 vjeç.

"Gjendja është alarmante duke pasur parasysh se plotësimi i njësive është diku rreth 50 për qind e minimumit ligjor, ndërsa mosha mesatare e të punësuarve në disa njësi është rreth 48 vjeç, që tregon në faktin se nëse kjo çështje nuk zgjidhet shpejtë, disa nga njësitë në 5 vitet e ardhshme do të mbeten pa staf adekuat i cili si më me përvojë duhet të edukojë në punën e tyre kolegët e rinj", thonë nga Sindikata. 

Mungesa e të punësuarve, sipas Sindikatës, seriozisht ndikon ndaj cilësisë së kryerjes së veprimeve për shpëtimin e jetës dhe pronës së qytetarëve dhe paraqet rrezik për sigurinë dhe shëndetin e zjarrfikësve të cilët përpiqen të kompensojnë mungesën e personelit.

"Kemi ardhur në një situatë ku kjo adresë duhet të jetë apel, gjegjësisht kërkesë direkte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve tjera kompetente që urgjentisht të fillohet me zgjidhjen e këtij problemi, para se të bëhet vonë", thuhet në kumtesën e Sindikatës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR