• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon harmonizim të pagave me rritjen e re të pagës minimale

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon harmonizim të pagave me rritjen e re të pagës minimale

 Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Dega e Sindikatës së Pavarur të Policisë (SPP) nga Qeveria    dhe Këshilli i saj Ekonomiko-Social (KES) kërkon që pagat e policisë të harmonizohen me rritjen e re të pagës minimale në shtet.

Kryetari i SPV-së Goce Dellçev në një konferencë për media  u bëri thirrje ministrave në KES, i cili çdo mars takohet me sindikatat dhe punëdhënësit për rritjen e pagës minimale, të kenë parasysh edhe policinë, sepse sipas dokumenteve që po pergatiten, tha, për ta nuk është paraparë rritje e pagave. 

 "U bëjmë apel të gjithë anëtarëve të KES që të merret parasysh, të gjendet një zgjidhje me çdo rritje të pagës minimale të bëhet rritje edhe në pagën  në polici. Sepse edhe ne jemi njësoj si të gjithë nëpunësit e tjerë në shtet pa dallim që jemi të trajtuar me ligje të veçanta. Rritja e pagës minimale duhet të përfshihet edhe për policinë, këtu i përfshij edhe policinë pyjore, gjyqësore dhe të burgjeve. Por, problemi më i madh është numri i madh në polici të cilët janë të prekur drejtpërdrejt nga mungesa e rritjes së pagave në bazë të rritjes së pagës minimale", tha Dellçevi.

 Nga 20.184 denarë me rritjen e re, tha, paga minimale do të jetë 22.500 denarë.

"Dallimi prej rreth 2.430 denarë është baza që kërkon KES që të jetë një zgjidhje në bazë të rritjes së pagës minimale", shtoi kryetari i sindikatës. 

 Prej vitesh, tha, këtë kërkesë e dorëzojnë  në MPB, por, se kjo Ministri nuk është ajo që bën rritjen dhe është një "faktor i parëndësishëm".

"Rritjen e kërkojmë nga Qeveria, përkatësisht nga Këshilli Ekonomiko-Social, i cili është organ që debaton, shqyrton dhe merr vendim në nivel shtetëror për të gjitha pagat", tha Dellçevi.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR