• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikata e Pavarur e Policisë dënoi sulmin ndaj kolegut të tyre në fshatin Banicë

Sindikata e Pavarur e Policisë dënoi sulmin ndaj kolegut të tyre në fshatin Banicë

Shkup, 20 gusht 2023 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) e dënoi sulmin ndaj kolegut të tyre polic që ndodhi pardje në fshatin Banicë të Strumicës.

"Kolegu Davor u sulmua në mënyrë të përgjkashme. Si teknik krimi, ai ishte dërguar për të kryer kontroll të koshereve të gjetura me bletë, ku është kapur dhe sulmuar nga 14 persona me sende të ndryshme, shufra, shkopinj, tulla bekatoni dhe gurë, me ç'rast ka marrë lëndime të rënda trupore – thyerje të kockës së hundës, katër dhëmbë të thyer dhe 40 për qind humbje dëgjimi", thekson sindikata. 

 Në reagim për mediat, SPP kërkon që të ndalen sulmet ndaj nëpunësve të policisë, me mesazh “Sot është Davori, nesër je ti!”.

SPP  reagon edhe për faktin se janë privuar nga liria, siç thotë, të gjithë 14 pjesëmarrësve të cilët kanë marrë pjesë në sulmin, megjithatë paraburgim është caktuar vetëm për pesë prej tyre.

 Foto: Sindikata e Pavarur e Policisë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR