• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sindikata e Klinikës me mbështetje të grevës të të punësuarve në FSSH

Sindikata e Klinikës me mbështetje të grevës të të punësuarve  në FSSH

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Sindikata e Pavarur e të Punësuarve në klinikat universitare, qendrat, spitalet klinike dhe institucionet e tjera  shëndetsore publike (SPQK) në shtet,  i jep përkrahje të plotë grevës të të punësuarve të FSSH- AOGJSH, e cila filloi sot, deklaroi pasdite kryetari i kësaj sindikate, Predrag Sarafimovski.

"Rritja e pagës minimale pa rritje shkallë-shkallë të pagave të tjera, çon në prishjen e modelit për organizimin e vendeve të punës në grupe kompleksiteti dhe përgjegjsie në vendin e punës, sipas nivelit të arsimimit dhe aftësive të fituara. Ky model është parimi bazë mbi të cilin bazohen marrëveshjet kolektive", tha Serafimovski.

Siç ka shtuar, Sindiakata për Qendrat Klinike - SPQK shpreson se AOGJSH do të luftojë për realizimin e të drejtave të anëtarëve të saj, të cilët u takojnë atyre sipas ligjeve, marrëveshjeve kolektive dhe legjislacionit ndërkombëtarë të punës.

Të punësuarit në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë (FSSH) kanë hyrë në grevë. Të gjitha njësitë rajonale, siç ishte paralajmëruar, sot nuk do të kryejnë detyra pune, përveç atyre më urgjente.

 Në pyetjen, qka prej sot nuk do të marrin qytetarët, cilat shërbime janë shkurtuar, Branko Axhigogov, kryetarë i Organizatës së Sindikalistëve në FSSH tha se qytetarët as nuk duhet të mundohen që të vijnë për një kërkesë rehabilitimi, për ndihma ortopedike, vërtetimin e mjeteve ndihmëse ortopedike, për kompensimin e lehonisë, për kompensimin e pagesës së sëmundjes, për sigurimet jashtë vendit, për formularët dygjuhësorë dhe të tjera. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR