• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Sindikata e AOGJSH-së: Të punësuarit në Prokurorinë Publike nuk kanë marrë ende pagën e shtatorit

Sindikata e AOGJSH-së: Të punësuarit në Prokurorinë Publike nuk kanë marrë ende pagën e shtatorit

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Nga Organizata Sindikaliste e Prokurorive Publike pranë Sindikatës së AOGJSH-së, informojnë se të punësuarit e Prokurorisë Publike nuk kanë marrë ende pagën e shtatorit. Ata theksojnë se për disa muaj pagat në PP janë paguar me vonesë dhe duke shkelur afatin e përcaktuar ligjor deri në datën 15-të të këtij muaji.

"Pas ardhjes së pushtetit të ri për nëpunësit e prokurorive publike paguhen shtetas në pagë prej 20 për qind. Pagesa e pagave për të gjithë të punësuarit, prokurorët publikë dhe shërbimin nuk kalon pa probleme, pra sipas informatave me të cilat disponojmë ne vështirë të merret miratim nga Ministria e Financave për ridestinimin e mjeteve që të mund të merren shtesat e pagës, gjë që bën pagesa e pagës të vonohet. Jemi të vetëdijshëm për buxhetin e rrënuar tërësisht të shtetit, por ne nuk kërkojmë më shumë se ajo që na takon me ligj. Duam ta njoftojmë opinionin se funksionarët (prokurorët) dhe nëpunësit aspak nuk janë të njejtë. Nëpunësit në prokurori i kryejnë obligimet e tyre të punës, me nder, në mënyrë efektive dhe efikase edhe pse një nëpunës kryen obligime për tre ose katër persona për shkak të mungesës së të punësuarve. Ne si nëpunës të Prokurorisë Publike nuk përzihemi në politikën e Qeverisë, vetëm kërkojmë të vlerësohet puna e atyre që e kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe të mos lejohet të vuajnë të gjithë ata që për asgjë nuk janë fajtorë as për besimin, as për funksionimin e prokurorisë", thonë nga Sindikata në një postim në Fejsbuk.

Paga mesatare e të punësuarve në Prokurorinë Publike, siç theksohet në postim është 28.000 denarë. Në qershor janë paguar 20 për qind shtesa të pagës më 16 korrik, pagesa e korrikut është bërë më 8 gusht, ndërsa e gushtit më 18 shtator pas miratimit të ribalancit të buxhetit.

Nga Sindikata e AOGJSH-së sqarojnë se punëdhënësi në Prokurorinë Publike është prokuror publik republikan, por lejen për marrjen e pagës e jep Ministria e Financave. "Edhe  pse Prokuroria Publike ka buxhet, i cili duhet të arrijë të paktën 0,4 për qind të PBB-së, Ministria e Financave miraton dhe transferon mezi 0,2 për qind të PBB-së", citohet në postim. sa/

Foto: Fejsbuku i AOGJSH-së

QËNDRONI TË LIDHUR